Mundësia për një ndarje të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje nga problemet e brendshme të cilat i përforcoi edhe vetë lideri i kësaj partie, e po ashtu emërimet e jashtme nëpër poste të ministrive, si duket pritet të shkaktojnë një “uragan”, brenda kësaj partie, shkruan arbresh.info.
Njohës të çështjeve politike, lëkundjet brenda kësaj partie thonë se ka nisur qysh para zgjedhjeve, dhe se as Vetëvendosje nuk do mbes imune nga përplasjet e brendshme.
Analisti, Bekim Kabashi për arbresh.info tha, se VV është përball një rreziku të ndarjes pasi që brenda vetës ka mbledhur grupe të ndryshme që kanë pakënaqësi nga e kaluara.
“Si çdo parti e madhe, edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk është imune nga përplasjet e brendshme. Por, VV për dallim nga partitë tjera, ka rrezik me shumë në këtë pike, për faktin se brenda vetes ka mbledhur grupe të shumta e të ndryshme, të pakënaqurish në të kaluarën. Këto grupe janë bërë pjesë e VV-së, me qëllimin për t’i çuar përpara këto interesa. E asnjëherë të gjitha interesat nuk mund të realizohen, edhe për faktin se ato në shumë raste bien në konflikt me njëra tjetrën. Divergjencat në VV janë të mëdha, edhe rrjedhimisht edhe potenciali për ndarje. Megjithatë nuk mund të flasim për ndarje në dysh, pasi për këtë duhet të ketë brenda edhe një grup tjetër organizuar që përfaqëson interesa përafërsisht të ngjashme në mesin e tij”, tha Kabashi.
Afërdita Maliqi, njohëse e çështjeve politike për arbresh.info tha, se pakënaqësitë brenda tyre kanë filluar qysh para zgjedhjeve lokale dhe se një ndarje e dytë nuk mund të përjashtohet.
“Problemet kanë nisur edhe para zgjedhjeve lokale, dhe do të vazhdojmë, i kemi parë edhe këto ditë. Vetëvendosje ka përjetuar një herë një ndarje, por megjithatë e ka rikuperuar, por një ndarje e dytë, që nuk mund të përjashtohet, për shkak edhe se brenda grupit ka deputete të Listës Guxo, që jo gjithherë pajtohen me qëndrimet e VV, për Vetëvendosjen do të ishte një atak, që nuk do të mund të rikuperohej si herën e parë’, tha Maliqi.
Mendim të kundërt ka analisti Ridvan Berisha, i cili tha se mund të ikin ata të cilët kanë projektuar interesa nën petkun e LVV-je.
“Nuk ka ndarje të LVV-së. Mund të ikin ata që kanë projektuar interesa afariste nën jorganin e LVV-së, por jo ndarje. LVV është dhe identifikohet vetëm me një lider, ai është Albin Kurti”, tha Berisha.
Në anën tjetër emërimi i ministrave që jetojnë jashtë, sipas Maliqit, lidhet me përmbushjen e obligimit morale që ka ndaj diasporës.
“Sa i përket emërimit të ministrave që jetojnë jashtë, kjo ka dy arsye: E para që do të përmbush atë obligimin moral që ka ndaj diasporës, e cila i dha votat maksimale më 14 shkurt dhe, e dyta është një mesazh edhe për bashkëpunëtorët e vet”, tha Maliqi.
Vendimet e fundit të Kurtit për emërimin e ministrave nga jashtë, Kabashi tha, se në të ardhmen do të ngjallin pakënaqësi tek individët me ndikim të kësaj partie.
“Në VV ka shumë grupe, dhe nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej tyre të vendos të largohet, por jo ndarje në dysh, pasi kjo parti, pas daljes se njerëzve të PSD-së, më nuk është e lidhur me idenë, por me individin, dhe ai është Albin Kurti. Prandaj, edhe vendimet e kryeministrit Kurti që më lehtësi në ekzekutiv të përfshijë njerëz nga jashtë partisë, rrjedhin nga fuqia e pakontestueshme e tij në parti. Edhe kjo me kalimin e kohës do të paraqesë problem, duke ngjallur pakënaqësi të individ me autoritet në parti”, deklaroi Kabashi.
E ndërkaq sipas Maliqit, me gjithë këto pakënaqësi lidhën zgjedhjet komunale ku VV-ja pësoi disfatë.
“Pas humbjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale, e pritshme që do të fillojnë pakënaqësitë. Po ashtu, të qenurit në Qeveri shpesh nuk të jep komoditetin në disa gjëra, e sidomos nga përmbushja e ambicieve të të gjithë atyre që të kanë votuar dhe presin një vlerësim nga partia, duke ju dhënë pozita, e kur kjo nuk ndodhë nisin menjëherë pakënaqësitë”, tha Maliqi.
Kujtojmë, se në 2018 Vetëvendosje pati një ndarje ku iu larguan persona me ndikim dhe bashkëpunëtorë të afërt të Albin Kurtit. Ndërsa, Kurti, pas rezultatit zgjedhor të raundit të dytë të zgjedhjeve në 21 komuna, tha se kjo erdhi si shkak i defekteve të brendshme.
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti./S.D/arbresh.info/
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan