Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka përsëritur qëndrimin kundër Planit Zhvillimor të Kryeqytetit, teksa kryetarin Përparim Rama e kanë quajtur si “turpin e qytetit”.
Shefi i asamblistëve të kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se edhe Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë.
Ka pasur akuza për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë në pushtet në Komunën e Prishtinës.
“Ky plan ka shumë të meta përmbajtjesore. Për pak muaj do të hyjmë në vitin e fundit te mandatit të Ramës. Një person që në praktikë e ka dëshmuar që nuk ua do të mirën qytetarëve. Kjo qeverisje e ka pasur kohën e mjaftueshme për ta bërë një plan të mirëfilltë, por është dashur te merret me kontrata të paligjshme. Ministria e ka kundërshtuar një plan të tillë. Duhet t’ia bëjmë me dije LDK-së që jo çdo gjë blihet me pare, sepse ka parime dhe qëndrime në funksion të qytetarëve. Qytetarët nuk ia kanë borxh një plan kundërligjor”, u shpreh Sveçla.
Asamblistja e VV-së, Nora Kelmendi, ka theksuar se plani që kanë marrë është i mangët si dokumentacion, ndërsa thekson se edhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë minimale.
“Plani i dërguar te ne është i mangët si dokumentacion, pra mungon analiza dhe krahasimi. Draftraporti i planifikimit strategjik është i vitit 2021. Kjo na fyen sepse kryetari po na sjell plane të vjetra. Pjesëmarrja në takime me qytetarët ka qenë minimale. Më shumë ka pasur kabinet të kryetarit sesa qytetarë. Këtë plan, iu bëjmë thirrje subjekteve të tjera të mos e mbështesin, mos lejoni të përsëritet Badoci. Ky kryetar është turpi i qytetit”, ka thënë ajo./eo
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...