Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bllokuar hyrjen e deputetëve të Listës Serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten.
Ky veprim, sipas deputetëve të LVV-së, u ndërmor për të kundërshtuar qasjen e Listës Serbe ndaj zhvillimeve në veri dhe për të denoncuar shfrytëzimin e mandateve nga deputetët serbë vetëm për përfitime financiare.
Deputetja Shqipe Selimi, në Debat Plus dha një deklaratë për këtë ngjarje.
Selimi tha se reagimi ishte spontan për të kundërshtuar një skenar të pretenduar, sipas të cilit VV-ja do të kalonte ligjet me mbështetjen e Listës Serbe.
“Kur e patëm një pauzë të shkurtër, kur dolën kolegët e opozitës apo u kthyem në seancë e pamë që mbrapa në bufen e Kuvendit, ishin vendosur disa persona, që ne nuk i njihshim. Supozuam që janë të Listës Serbe, por disa tentuan të hynin, hynin dhe dilnin nga salla. Disa prej deputetëve ngritën dyshimet se kush mund të jenë ata. Edhe filluam duke i pyetur, filluan me fol serbisht dhe e kuptuam që janë të Listës Serbe dhe janë ardhur për tu nënshkruar. Nuk e kemi parë procesin duke u nënshkruar vetëm i kemi parë duke prit që të fillojë seanca dhe të futen brenda. Veprimet tona kanë qenë veprimet individuale aty për aty.
Kanë qenë veprimet frustruese, nuk kanë qenë kundër asnjë subjekti politik. Veprime që nuk mundesh mi ndal prej asnjë deputeti, sepse veprime e deputetit janë të pavarura dhe nuk mundemi mi ndalë. Pra nuk kanë qenë në partinë as me Kuvendin.
Ne e pamë edhe ashtu që po mundohet më u bë një skenar i tillë, nga kushdo qoftë. Që ne VV-ja po i kalon ligjet sikur që pretendohet që e kemi kaluar bashkë me Listën Serbe. Për atë arysje deputetët kanë reaguar”, ka thënë Selimi.
LEXO EDHE:
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...