Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste.
Në njoftimin e VV-së, kjo organizatë është më e madhja social-demokratike në botë dhe ka anëtarë nga mbi 100 shtete dhe promovon politika progresiste për arritjen e barazisë në mbarë globin.
“Përballë rrezikut të së djathtës ekstreme dhe autoritarizmit, Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron përkrah partive simotra në angazhimin e përbashkët për paqe dhe demokraci”.
“Që nga viti 2018, Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte anëtare vëzhguese, pra me të drejta të kufizuara. Sot, me votë unanime të Këshillit që po mbahet në Rabat të Marokut, ne bëhemi më të fuqishëm brenda Internacionales dhe njëherësh më të përkushtuar ndaj kauzës sonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Tutje, VV-ja e falënderoi kryeministrin e Francës dhe presidentin e Internacionales Socialiste, Pedro Sanchez, për siç thanë, mbështetjen e pakursyer.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...