VV-ja akuzon Thaçin se “ua grabiti” liderët e Luginës së Preshevës

14:47 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu e ka quajtur presidentin e vendit një “politikan sharlatan”.

Kjo pasi që sipas sa jHashim Thaçi, “nga frika se mos ai del keq para opinionit publik, në tryezën e organizuar sot nga Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i mori nga shkallët e Kuvendit disa përfaqësues të Luginës që po vinin në tryezë, duke shfrytëzuar pozitën e tij të Presidentit, e duke i vendosur përfaqësuesit e Luginës në një pozicion krejtësisht të pafavorshëm”.

“Hashimi i mbajti këta përfaqësues në mbledhje dhe i nxori në konferencë për shtyp, për të mbuluar faktin se asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të tyre në dialogun me Serbinë. Si gjithmonë Thaçi i ka shfrytëzuar interesat e kombit shqiptar vetëm për pushtetin e tij!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Sikur LV të mos e kishte organizuar këtë tryezë, Thaçi kurrë nuk do t’i kishte ftuar në takim dhe as nuk do ta mbante këtë konferencë ku edhe njëherë ai foli me formula retorike boshe!”, ka përfunduar Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme