VV i kërkon Jasharit ta heq lojën ”LUDO” nga agjenda e përvjetorit të Pavarësisë

20:09 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje e degës në Skenderaj, ka reaguar ndaj vendimit të kësaj komune që në nder të shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizohet aktiviteti i lojës së njohur Ludo.

Siç shkruan në kumtesën e VV-së së kësaj dege,  i bëhet thirrje kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit, për ta larguar nga agjenda këtë lojë me rastin e shënimit të festës së Pavarësisë.

”Kur festojmë data të rëndësishme, zakonisht, tregojmë rrugën se si kemi arritur deri tek ajo datë.

Pavarësia e Kosovës është arritur me gjak e mund të madh. Drenica, e në veçanti Skenderaj ka çfarë për të treguar për këtë datë.

Andaj, duke qenë të bindur se ky është një lëshim i radhës i drejtorit të famshëm të DKRS-së, i bëjmë thirrje Kryetarit, Bekim Jashari, ta largojë nga axhenda për festimin e 11 vjetorit të pavarësisë këtë lojë.
Në vend të lojës “Ludo” në shesh, tu ligjerojmë nxënësve nëpër shkolla për këtë datë të rëndësishme për vendin tonë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme