Mos prania e PAN-it në mbledhjet e fundit të Kuvendit ka krijuar bindjen tek VV-ja se ata nuk i kanë numrat.
Këtë ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes Ismail Kurteshi duke e sfiduar koalicionin që të formojë qeverinë nëse i kanë numrat.
“Nëse i bën votat natyrisht që mund ta formojë Qeverinë, por është shumë e qartë se deri më tani nuk i kanë pasur numrat. Por nëse i kanë numrat le ta formojnë më shpejt e të mos i maltretojnë qytetarët me zvarritje të tilla. Ndërsa nëse nuk i kanë le të pajtohen me këtë fakt dhe të lejojnë që proceset të rrjedhin normalisht dhe Qeverinë ta formojnë ata që i kanë votat”., – është shprehur ai.
Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e fundit ka bërë që Kosova të mbetet pa qeveri tre muaj pas zgjedhjeve duke shkaktuar një krizë të madhe institucionale.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...