Ka gjashtë muaj që zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës janë shtyrë për shkak të gjendjes me pandemi.
Por kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, nuk e sheh më të arsyeshme mos-mbajtjen e zgjedhjeve.
Bulliqi ankohet se Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi ende kërkesën e VV-ës për të vendosur nëse duhet mbajtur apo jo zgjedhjet në këtë komunë.
Gati për zgjedhje është edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu, që vlerëson se në komuna kë shumë punë për të bërë.
Por kundërshtari i këtyre të dyve, njëherësh ushtrues i detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, shprehet më i durueshëm karshi nevojës për mbajtjen e zgjedhjeve.
Është presidenti i vendit, ai që vendosi t’i shtyej zgjedhjet e parakoshne për kryetar të Podujevës të caktuara për 15 mars, pas dorëheqjes së Agim Veliut për t;u bërë ministër.
Klan Kosova kërkoi për dy ditë një përgjigje nga Presidenca për të marrë vesh nëse ka vlerësime të reja për këto procese, por nuk mori dicka të tillë.
Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se janë gati kurdo që presidenti merr vendim për lejim votimi.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”