VV e LDK të rezervuar derisa nuk ka diçka finale

18:33 | 19 Nëntor 2019
Arbresh.info

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se janë dakorduar me Vetëvendosjen që të heshtin derisa të arrihet një marrëveshje finale mes dy partive.

Hoti sot në Imazh të RTK’së ka thënë se për një pjesë të madhe të temave, tashmë kanë gjetur pajtueshmëri.

“Jemi dakordu që të rezervohemi derisa nuk ka diçka finale, një marrëveshje. Jemi dakorduar për një pjesë të madhe të temave. Në detaje nuk mund të shkojmë derisa nuk përmbyllet komplet marrëveshja’’. ka thënë Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme