Qeveria në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ish-kriminelin dhe udhëheqësin e luftërave në Ballkan, Slodoban Millosheviq.
Vetëvendosje tha se të dy këta kanë veprime e deklarata të ngjashme.
“Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë”, thuhet në reagimin e VV-së.
Më tej, për partinë e Albin Kurtit, Putin e Millosheviq janë mohesur të lirive e të drejtave të njeriut, të kombeve që duan paqe e bashkëjetesë njerëzore me fqinjët.
Për VV-në, Putin e Millosheviq kanë edhe disa gjëra, kryerjen e gjenocidit, mohimin e krimeve e bashkëpunimin me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Njëri vdiq pa ju shqiptuar dënimi, tjetrit po ja shqipton dënimin e gjithë bota e lirë dhe demokratike”.
“Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviçit, e si president po i shërben Putinit duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij”, thuhet në reagimin e VV-së./arbresh.info/
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...