Kryeparlamentari Kadri Veseli, u ka dërguar sërish ftesa krerëve të institucioneve dhe përfaqësuesve të opozitës për një takim të radhës për tu dakorduar rreth dialogut me Serbinë.
Takimi është thirrur për të hënën më 14 janar në ora 11:00. Në takimin e së hënës janë ftuar Presidenti, Kryeministri, Ekipi Negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare LDK dhe VV.
Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që sërish ta bojkotojë këtë takim. Ata po thonë se këto takime po mbahen për legjitimimin e Hashim Thaçit.
“Këto takime po mbahen për legjitimimin e Thaçit në dialogun me Serbinë dhe për ta krijuar përshtypjen që Thaçi ka përkrahje që realisht i mungon. Ai është i vetmuar në këtë veprim. Krejt çka ka me vete janë disa parti minoritare që sfidë kryesore e kanë kalimin e pragut të cilët i nënshtrohen një njeriu”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e VV-së, Tinka Kurti.
Ajo ka shtuar se Kadri Veseli në vend të tryezave të tilla duhet të thërrasë seancë për shqyrtimin dhe vlerësimin e raportit qeveritar për 33 marrëveshjet e arritura.
Takimi i parë i llojit të tillë ishte mbajtur në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, ku edhe atëherë LDK dhe VV bojkotuan këtë takim.
Të dy këto parti nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues të tyre që t’i bashkohen Ekipit Negociator.
Telegrafi ka provuar të marrë qëndrim edhe nga LDK-ja, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...