Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë janë duke u ankuar pasi në ditët e nxehta të verës kanë probleme me furnizim të ujit të pijes.
Një qytetarë i kësaj komune në një intervistë në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini tregoi shqetësimin e tij për mungesën e ujit të pijes.
Ai tha se uji në këto ditë vjen me një shtypje të ultë nga ora 6:00 e mëngjesit dhe ndërpritet pas një ore, e cila ndërprerje zgjat deri në mbrëmje.
“Probleme me ujë kemi, se kur duhet ujë s’ka. Prej orës 6:00 vjen dhe deri në orën 7:00 ka ujë, pastaj deri në mbrëmje s’ka ujë. Në orën 21:00 të mbrëmjes vjen uji me shtypje të ultë. Kemi bërë ankesë në komunë. Problemi është vetëm gjatë stinës së verës, se dimrit kemi me bollëk”, ka thënë ky qytetarë.
Edhe kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri gjatë këtij emisioni pohoi se komuna të cilën ai e udhëheq ka mungesë me ujë të pijes gjatë stinës së verës.
Tahiri potencoi se komuna nuk i menaxhon kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, transmeton Telegrafi.
“Çështja e furnizimit me ujë në Vushtrri është pak problematike. Ju e dini që komunat nuk i menaxhojnë kompanitë rajonale të ujësjellësve. Krejt çka kemi një bashkëpunim të hapur…Menaxhimi i ujit është tek kompania rajonale. Tre kryetaret e komunave nuk kanë qasje se si menaxhohet kompania rajonale”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, reduktimi i furnizimit me ujë të pijes është i ndaluar me ligj dhe këtë sic tha ai ia ka bërë me dijet kompanisë Rajonale të Ujësjellsit.
“Sigurisht që tash është koha e thatësirave, dhe reduktimi i ujit është i ndaluar me ligj dhe këtë ia kemi bërë të ditur edhe kompanisë. Nuk po funksionon si duhet menaxhimi i ujit. I bëjmë ftesë edhe qytetarëve që ta përdorin në mënyrë racionale. Kemi formuar dhe një task forcë për ata që e keqpërdorin ujin”, u shpreh ai.
Ai po ashtu tregoi se bashkë me dy kryetarët e komunave në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe atë të Skenderajt Bekim Jasharin janë shprehur kundër emërimi të bordit të Ujësjellësit, siç e quan emërim politik.
“Në bord janë emëruar njerëz politik të cilën e ka bërë qeveria qendrore. Por unë bashkë me kryetarin Agim Bahtirin dhe Bekim Jasharin jemi shpreh kundër këtij emërimi”, tha ndër të tjera kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...