Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka thënë se priten të ritestohen mbi 50 mostra si dhe të testohen mbi 20 raste të reja, nëse janë të prekur me virusin COVID-19.
Meholli tha se në Komunën e Vushtrrisë deri më tani janë 215 raste aktive të të infektuarve, ku prej tyre 49 persona janë shëruar dhe dy të tjerë kanë vdekur.
Sipas tij, në këtë komunë personat e infektuar janë pa simptoma klinike, dhe shumica prej tyre janë duke qëndruar në vetë izolim, përcjell Telegrafi.
“Dje janë konfirmuar 15 raste të reja më virusin COVID-19. Në komunën tonë janë pa simptoma klinike, pra janë asimptomatik dhe janë në vetë izolim në shtëpitë e tyre sipas Institutit dhe ministrisë. I kemi 215 raste aktive, 49 të shëruar dhe 2 të vdekur. Jemi duke pritur mostrat e marrura të datës 17 dhe 18 qershor, diku mbi 70 mostra, ku 50 prej tyre janë ritestime dhe mbi 20 tjera janë testime të reja, për të verifikuar nëse janë të prekur nga virusi ose jo”, ka thënë Meholli.
Drejtori i Shëndetësisë, Meholli ju bëri thirrje sërish qytetarëve nga kjo komunë që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së. në të gjitha institucionet publike nuk do ofrohet shërbimi ma maska, edhe në sektorin privat jemi duke e bërë të njëjtën gjë”, ka thënë ndër të tjera Meholli.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...