Ferit Idrizi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka treguar në Interaktiv të KTV-së arsyet pse do të kandidojë për kryetar të këtij qyteti.
“Ka pas pajtim të plotë me subjektin politik, dhe me të gjitha strukturat e PDK-së, të gjithë janë pajtuar me kandidimin tim”, duke u krenuar me të kaluarën e tij si mësimdhënës e drejtor shkolle.
Ai ka thënë se bashkëpartiaku i tij, kryetari aktual 1Bajram Mulaku është bartës i listës dhe përkrahës i PDK-së në garën për kryetar të Vushtrrisë.
Zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, në të cilat Vetëvendosje doli e para me numër votash, sipas Idrizit vetëm se e ka motivuar partinë e tij.
“Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit na mobilizon më shumë”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se pas dhjetë vjetësh qeverisje në Vushtrri, kjo parti para qytetarëve paraqet një koncept krejtësisht të ri të qeverisjes, sipas tij, i orientuar drejt zhvillimit ekonomik e i fokusuar kah rinia.
Ai ka folur për problemin e ujit për qytetarët e Vushtrrisë, duke thënë se nëse arrin të fitojë mandatin do të angazhohet që qytetarët e këtij qyteti të kenë ujë 24 orë.
“Nën qeverisjen e PDK-së është realizuar njëri prej investimeve më kapitale, ai për ndërtimin e Fabrikës së Ujit. Rrjeti i ujësjellësit po shtrihet, por kemi një Bord të ujësjellësit që nuk menaxhohet nga Komuna. Unë jam i gatshëm të marrë përsipër pjesën time të përgjegjësisë në këtë pikë”, ka thënë Idrizi.
“Që nga marrja e mandatit do ta kemi prioritet që Vushtrria të ketë ujë 24 orë”, ka thënë tutje, pa mundur që të specifikojë nëse brenda një mandati parasheh që ta arrijë këtë.
Ka folur për ndriçimin, kur ka thënë se ankesat pukjanë gjithaq me vend.
“Vushtrria është më e ndriçuar se lagjet periferike të Prishtinës. Shumica e pjesëve të qytetit të Vushtrrisë janë me ndriçim”, ka thënë Idrizi, teksa ka pranuar se sfida të Vushtrrisë do të mbesin mbledhja dhe menaxhimi i mbeturinave si dhe problemi me qentë endacakë.
Duke folur për Kalanë e qytetit dhe problemin që u bë kur iu dha nën menagjim një të afërmi të kryetarit Mulaku, Idrizi ka thënë se “Kalaja nuk mbikëqyret nga Komuna”.
Ka komentuar edhe faktin që drejtori për Arsim në këtë komunë kishte shpallur konkurs për veten. Idrizi ka thënë se nuk i ka pëlqyer ky fakt, por se nuk është marrë gjithaq me të.
Idrizi ka thënë se njëri prej premtimeve kryesore të partisë së tij do të jetë një shesh i ri në qytet.
“Ai do të jetë në hapësirën ku është ndërtesa e vjetër e Komunës e cila do të rrënohet pasi që shpejt do të lëshohet e reja”, ka thënë idrizi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...