Në Komunën e Vushtrrisë 500 familje janë përmbytur si shkak i vërshimeve, ndërkohë që Lumi “Sitnica” ka dalë nga shtrati. Me mijëra hektarë tokë janë përmbytur, e këto vërshime po konsiderohen si më të mëdha që nga viti 1979.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, lidhur me gjendjen emergjente të krijuar në Komunën e Vushtrrisë, kryetari Xhafer Tahiri tha se kjo komunë mbrëmë dhe sot paradite është përballur me vërshime të mëdha, vërshime të cilat nuk mbahen mend qe nga viti 1979.
Veç tjerash, bëri të ditur se shumë rrugë të qytetit janë bllokuar. Ndërsa, zonat më të prekura janë ato të qytetit.
“Mbrëmë dhe sot ka pasues vërshime të mëdha. Lumi ‘Sitnica’ ka dalur nga shtrati dhe janë përmbysur me qindra hektarë tokë. Dhe 500 familje dhe shtabi të cilat janë përmbytur nga uji. Për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë viktimë të njerëzve. Ndërkohë që banorët janë ndihmuar në evakuimin e tyre. Janë evakuuar rreth 100 familje nga FSK, zjarrfikësit dhe vullnetarë. Ne dje e kemi shpallur gjendjen e emergjencës civile”, theksoi ai.
Tahiri po ashtu theksoi se ka pasur dëme të mëdha edhe në toka bujqësore dhe ferma. Ai bëri të ditur që janë 120 dele janë mbytur në një fermë, dhe ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur të shpëtojnë ata. Niveli i ujit ka filluar të bie, situata ka filluar të qetësohet. Të gjitha ekipet komunale janë duke u dalë në ndihmë banorëve qe sa më lehtë të përballojnë këtë situatë. Komuna ka zero fonde që të ndihmojë këto familje. Duhet të ketë përkrahje nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.
Shkolla “Naim Frashëri” dhe Palestra e Sportit në Samadrexhë do të shfrytëzohen për strehim në rast nevoje të këtyre familjeve./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje