Google ADS

Vushtrri, i hyjnë në shtëpi e i vjedhin stoli ari dhe 150 fishekë

11:08 | 26 Prill 2021
A. B.

Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar se i është vjedhur stoli ari.

Sipas raportit të policisë ditën e shtunë në orët e vona të mbrëmjes, më saktësisht në ora 21:50, viktima ka deklaruar se i është kryer vjedhje në shtëpinë e tij, shkruan portali arbresh.info

Nga vjedhja që hajnat bënë, qytetari ka raportuar se atij i është vjedhur stoli ari, disa gjera të tjera si dhe 150 fishekë kalibri 9mm. Rasti është duke u hetuar.

Vushtrri, 24.04.2021 – 21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e tij persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari, disa gjera të tjera si dhe 150 fishekë kalibri 9mm. Rasti është duke u hetuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme