Google ADS

Vushtrri, goditi shtyllën e betonit me veturë, humb jetën një 21-vjeçar

10:09 | 23 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri. Drejtuesi i automjetit ka goditur një shtyllë të betonit, dhe pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Express mëson se viktima është i moshës 21-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili urdhëruar që rasti të hapet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku ku një veturë me targa vendore me ngasës të dyshuarin m/k ka goditur një shtyllë të betonit me ç’rast i dyshuari ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë prej nga e kanë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Të ngjashme