Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se dy rastet e reja të konfirmuara sot nga kjo komunë jaë të së njejtës familje.
“Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, ka shkruar tutje Tahiri, transmeton arbresh.info
Ai gjithashtu ka treguar se rastet e kontakteve të paralajmëruar sot për testim sipas informative nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot dhe të njejtat pritet të dalin nesër.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë.
Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.
Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.
Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin