Policia e Kosovës në Vushtrri, ka arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar me urdhër të gjykatës.
Sipas komunikatës së PK-së, ai dyshohet për posedim të narkotikëve.
Arrestimi është bërë me datë 08.11.2021 në orët e mbrëmjes.
Komunikata e plotë:
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Vushtrri është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tillë është realizuar sot me datë 08.11.2021, ku rreth orës 20:00 në Vushtrri është ndaluar i dyshuari L.A., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr.142/2021, për veprën penale ,,Posedim i narkotikëve”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...