Vushtrri, 14 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spital

13:46 | 9 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 16 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me koronavirus.

Siç njofton Spitali “Sheikh Zayed” asnjë pacient nuk është i intubuar. 1 pacient është me PCAP ndërsa 2 me oksigjenoterapi. 2 prej tyre nuk janë konfirmuar ende me COVID-19.

Spitali njofton gjithashtu se 1 infermiere dhe një person tjetër, që është staf mjekësor, kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Përditësimi i të dhënave;

Përditësimi i të dhënave për COVID – 19, nga Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri

Data: 09.09.2020

Pacientet 16
Të intubuar 00
CPAP 01
O2 14
Konfirmuar pozitiv 14
Pakonfirmuar 02
Staf Mjekesore (Mjek) Pozitiv 00
Staf Mjekesore (Infermier) Pozitiv 01
Staf Mjekesore ( te tjere) Pozitiv 01
Konfirmuar negativ 00
Vizita 19
Pranime 01
Lëshime 05

Të ngjashme