Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë Aleksandër Vuqic, ka thënë deklarimet e zyrtarëve të Kosovës për luftë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, i ka quajtur të ekzagjeruar.
Kryeministri serb, këtë e ka thënë duke iu referuar deklarimeve të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.
“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë ai.
Ndërkaq Vuqiç, ka thënë se është e rëndësishme që tensionet të largohen dhe të mos provokohet situata më tej.
“Nuk është lehtë të dëbohen serbet nga shtëpitë e tyre, ata as nuk mund të tremben apo fiksohen nga deklarime të tilla. Është e rëndësishme që të kihet kujdes dhe të shmanget ndonjë incident”, ka thënë Vuqiç.
Sipas mediave serbe ai ka sugjeruar që pala kosovare ti kthehet bisedimeve në Bruksel dhe në këtë mënyre të vazhdohen çështjet e mbetura pezull.
“Nuk mundet që një urdhërarrest, një hetim dhe një akuzë për krimet më të rënda të jetë arsye e mjaftueshme që të kërcënohet mbijetesa e një populli të tërë. Kjo është e papranueshme dhe këtë shteti i Serbisë, dhe askush tjetër në botë, nuk mund ta pranojë”, ka thënë Vuçiq.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’