Google ADS

Vuniqi: Kosova do të respektoj detyrat e MSA-së për cilësinë e ajrit

13:40 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Rejhan Vuniqi zëvendësministre e Punëve të Jashtme tha se Republika e Kosovës është duke punuar intensivisht për mbrojtjen dhe cilësinë e ajrit.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një tryeze të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në lidhje me ndotjen e ajrit, shkruan arbresh.info.

“Inkurajojmë të gjitha institucionet që të zbatojnë legjislacionin për këtë çështje. Nuk ka dilemë që Kosova do të zbatojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që dalin edhe nga MSA për cilësinë e ajrit”, ka thënë Vuniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme