Google ADS

Vulini kërkesë 53 vendeve për ta penguar formimin e Ushtrisë së Kosovës

16:50 | 12 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri serb i mbrojtjes pret që kolegët e tij t’i informojnë qeveritë e tyre dhe se prej tyre “do të mbrohet e drejta ndërkombëtare”

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin u ka dërguar letra ministrave të mbrojtjes së 53 vendeve, me të cilat i ka ftuar ta pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton GazetaMetro.net.

Sipas medieve serbe, i cili Ushtrinë e Kosovës e konsideron si organizatë paramilitare, u ka shkruar ministrave të mbrojtjes së shteteve më të rëndësishme të botës se “sa e rrezikshme” është të formohet Ushtria e Kosovës dhe “sa mund të çrregullojë kjo gjendjen e paqes në hapësirën e Kosovës, por edhe të tërë regjionit.

Ai, me tone kërcënuese, “mos të thotë kush se nuk është njoftuar dhe se nuk e ka ditur”, thotë se Ushtria e Kosovës formohet vetëm për “t’i larë hesapet me Serbinë dhe me serbët”.

Vulin pret që kolegët e tij t’i informojnë qeveritë e tyre dhe se prej tyre “do të mbrohet e drejta ndërkombëtare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme