Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se refuzimi i Prishtinës për të përfshirë autoritetet serbe në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit tregon se mosgatishmëria e Prishtinës për të gjetur vrasësit është e papranueshme.
Ai ka thënë për mediat serbe se vetëm Serbisë i intereson të gjej vrasësit e Ivanoviqit, i cili u qëllua të martën në mëngjes para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, transmeton Indeksonline.
“Është e qartë se mungon gatishmëria, ekziston frika e zgjidhjes, e vetmja që kujdeset është Serbia, vetëm duam të dimë se kush është vrasësi, se si do të dënohet dhe do të rivendosë paqen në rajon”, tha ai.
Ivanoviq u varros dje në Beograd, ku morën pjesë shumë politikanë serb, por jo edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Indeksonline/
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...