Serbia është në pozitë të vështirë, e ballafaquar me forcën e të mëdhenjve që kërkojnë të arsyetohet shkelja e tyre e të drejtës ndërkombëtare dhe dhuna që e kanë zbatuar.
Kështu ka thënë ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, përcjell tanjug. Ai ka shtuar se në krye të Serbisë, pas një kohe të gjatë, gjendet kryetari që ka guximin të përballet me më të fortin nga vetja dhe i cili po përballon presionet.
“Vuçiqi po lufton, ka thënë Vulini duke u përgjigjur në pyetjen se në çfarë situate të vështirë gjendet aktualisht Serbia kur bëhet fjalë për Kosovën dhe a do t’ia dalë ai të nxjerrë maksimumin”, tha ai.
Ai ka thënë se është shumë vështirë të flitet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përkatësit, me atë që ai e ka akuzuar të përdorë dhunë dhe të mos e mbajë fjalën.
“Unë, sulmeve ndaj serbëve do t’i kisha përgjigjur me demonstrim të forcës, por Vuçiq…..“Haptas ju gënjejnë, por kjo nuk është çështje e zgjidhjes, kjo është çështje e asaj që duhet bërë për popullin dhe vendin tënd, thotë Vulin duke folur për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar ai.
Ai thotë se “sulmi ndaj Gjuriqit, ka qenë i planifikuar të bëhej në pjesën veriore dhe se ishte përpjekje e dështuar për t’i frikësuar serbët, t’i dëbojnë serbët nga Kosova. Ai ka shtua se në Kosovë mund të hyjë kur të dojë e të dalë nga atje po ashtu kur të dojë deh atje ku ka nevojë.
“Por kjo është çështje e vlerësimit tonë politik e jo e dhunës ndaj Prishtinës. Më kanë arrestuar edhe mua më herët, por nuk kanë pasur sukses ta ndalojnë as punën tonë dhe as politikën tonë”, ka shtuar Vulin./Insajderi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...