Google ADS

Vulin: Serbia nuk është më e dobët, ushtria jonë e gatshme për çdo urdhër të Vuçiqit!

10:36 | 3 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka vazhduar me deklarata skandaloze.

Sipas tij, presidenti serb Aleksander Vuçiq i di përpjekjet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dërguar ushtrinë në veri, nëse Serbia vendos ushtrinë në kufi, shkruan mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Vulin vazhdoi duke thënë se kryeministri Haradinaj bën gjithçka për të shmangur konfliktet, për të cilat ai e ka fajësuar Serbinë.

“Haradinaj bën çdo gjë për të shmangur konfliktet e mundshme për të cilat ai e ka fajuar Serbinë” tha ministri serb.

Më tutje, sipas Vulin, ushtria serbe është e gatshme të përmbushë çdo urdhër të presidentit Vuçiq.

“Serbia nuk është më e dobët siç ishte dikur. Ushtria serbe është e sigurt dhe e gatshme për të përmbushur ndonjë urdhër të komandantit suprem “u shprehë Vulin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme