Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Beograd, Urs Schmid.
Ministri serb i tha ambasadorit zviceran se Serbia do të “punojë në mënyrë aktive” për të parandaluar hyrjen e Kosovës në Interpol, nëse Prishtina do të paraqes kërkesën për anëtarësim.
Në takimin me Schmid, Vulin tha se kjo do të ishte absolutisht e papranueshme, raporton N1.
“Kosova nuk mund të jetë anëtare e ndonjë organizate botërore, veçanërisht e asaj që ka të dhëna për bandat e drogës”, tha Vulin.
Gjithashtu ministri bisedoi me ambasadorin e Japonisë, Takahiko Katsumata, për mënyrat e bashkëpunimit policor midis dy vendeve në luftën kundër krimit të teknologjisë së lartë dhe trajnimet e përbashkëta në këtë sferë.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe