Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thirrjet e Perëndimit që vendi i tij të vendos sanksione ndaj Rusisë.
Siç tha ai për TV Prva “Moska, ndryshe nga Perëndimi nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë”, transmeton Klankosova.tv.
“Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, nuk na ka kërkuar ta njohim Kosovën. Ju duhet të kujdeseni për interesat tuaja, e di, përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të thonë “mos shikoni të kaluarën” Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se është një burrështetas, lider i lirë, që është e vërteta absolute. Shumica e liderëve të BE-së janë sovranë, sikur të sundojnë territore, e jo shtete”, tha ai.
Shumë vende në botë i janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë edhe Kosovën qëkur nisi sulmi i saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...