Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se qëndrimi i komandantit të forcave të NATO-s, Kurtis Skaparotti, që popullsia serbe është kërcënim kolektiv për Ballkanin në përgjithësi, është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm.
“Që prej vitit 1999 s’ka qenë më keq. Nuk ka pasur qëndrim më të papërgjegjshëm dhe më të rrezikshëm sesa qëndrimi i Gjeneralit, Scaparot”.
“Thuajani gjithë kombit, u tregoni qytetarëve të Serbisë dhe që rreziku për Ballkanin është bërja thirrje për unifikim kundër të gjithë serbëve”, ka thënë Vulin, shkruan N1, përcjell Klan Kosova.
Vulin ka thënë se serbët gjithmonë kanë qenë faktor stabilizues në vendin ku kanë jetuar dhe jo një kërcënim kolektiv.
Ai ka thënë se Serbia nuk do të rrezikojë marrëdhëniet me fqinjët tradicional të saj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...