Google ADS

Vulin: Përcjellim me vëmendje ngjarjet në Kosovë

11:04 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

”Ushtria serbe me kujdes përcjellë gjithë çka ka të bëjë me sigurinë në territorin e Kosovës dhe është e gatshme të reagojë në çfarëdo situate”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, me rastin e një shkrimi të publikuar në medie, ku përmendej plani i Prishtinës zyrtare që, me ndihmën e NATO-s, të ushtrojë kontrollin në Kosovën Veriore.

”Në territorin e Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, përgjegjësinë për sigurinë e gjithë atyre që jetojnë atje e mban KFOR-i, prandaj lidhur me këtë, presim që këtë përgjegjësi ta marrin pjesëtarët e KFOR-it”, shtoi Vulin, njoftojnë mediet serbe.

Ndërkaq, shefi i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Millovan Drecun, mendon se ”udhëheqja e Kosovës nuk do të lëshohet në aventura të rrezikshme, për asnjë çmim që do të mund të provokonin konflikte serioze”, transmeton RTK.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme