Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar të enjten se anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës tripalëshe të Bosnjës kanë dëshmuar se ata duan ta shohin Serbinë “të copëtuar”, kur votuan për njohjen e Kosovës, duke e pyetur më pas presidentin e Serbisë se edhe sa kohë është i gatshëm ta mbështesë integritetin e Bosnjës.
Deklarata për shtyp, e publikuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes ka ardhur pas takimit të presidencës tripalëshe, në të cilën anëtari kroat i presidencës, Zhelko Komshiq dhe ai boshnjak, Shefik Xhaferoviq, kanë votuar për njohjen e Kosovës.
Anëtari serb, Milorad Dodik, ka votuar kundër propozimit. Dodiku, që shpesh është shprehur për shkëputjen nga Bosnja të Republikës Serbe, ka argumentuar vazhdimisht se nëse Kosovës i jepet pavarësia, atëherë edhe Republika Serbe e Bosnjës do të duhej ta kishte mundësinë ta bënte një gjë të tillë. Edhe Vulin e ka thënë të njëjtën gjë të enjten.
“Nëse Kosova është e pavarur për Bosnjën, atëherë unë jam në përkrahje të pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjës”, shkruhet në reagimin e tij.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...