Parada usharake “Mbrojtja e Lirisë”, ka qenë mesazh i pastër për miqtë, armiqtë dhe çdokush duhet ta interpretojë si të tillë, ka thënë Ministri serb i Mbrojtjes, Alkesander Vulin.
Vulin, i pyetur për raportimet e disa mediave perëndimore se Serbia ‘bëri zhurmë’ gjatë kohës kur nuk ka stabilitet në Kosovë, ka thënë se Beogradi nuk ka kontribuar në këtë gjendje.
“Prishtina e ka destabilizuar gjendjen duke mos zbatuar as obligimet bazike, që ka pranuar në marrëveshjet në Bruksel”, ka thënë Vulin, transmeton Gazeta Express.
Madje ministri serb o Mbrojtjes thotë se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, e promovojnë paqen më së shumti në rajon, dhe janë të tjerët, duke iu referuar Kosovës dhe liderëve të saj, që, sipas Vulinit, nuk duan politika paqësore.
“Jostabiliteti nuk është diçka që i përshtatet Serbisë. Presidenti Vuciq është i vetmi burrështetas serioz në rajon, politikat e së cilit janë paqësore. Nuk jam i sigurt nëse në anën tjetër ka cdoherë bashkëbisedues për këto politika paqësore dhe nuk jam i sigurt nëse ata e kanë sinqerisht dëshirën për të pasur paqe në Ballkan”, i ka thënë ministri serb televizionit Pink. /Express/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe