Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se precedenti që shumë vende perëndimore kanë bërë duke pranuar pavarësinë e Kosovës, sipas tij duke injoruar interesat serbe, paraqet një rrezik të madh për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Evropën.
Sipas tij, “favorizimi i idesë nacionaliste të ‘Shqipërisë së Madhe’, në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një konflikt që nuk mund jetë i lokalizuar plotësisht”, raporton Telegrafi.
“Evropa nuk punon për të parandaluar ‘konceptin e Shqipërisë së Madhe’ dhe janë duke nënvlerësuar një rrezik të tillë”, citohet të ketë thënë Vulin.
Këto deklarata, ministri serb i ka bërë Konferencën dyditore Ndërkombëtare për Sigurinë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 95 vendeve, ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve ushtarakë në Moskë. /Telegrafi/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor