Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk e di nëse ekziston një hartë me kufij të ndryshuar në Ballkan, megjithatë, shton se edhe nëse ekziston një hartë e tillë, atëherë BE-ja duhet tregojë se ku do të jetojnë serbët.
Vulin tha se tani thuhet se “kufijtë tani janë të pandryshueshëm mirëpo njejtë nuk deklarohej në vitin 1999”.
”Është interesante të thuhet se është në rregull të ndahet Serbia, mirëpo, të thuhet se do të bashkohen serbët është e papranueshme. Si ka të drejtë BE-ja të thotë se ku duhet të jetojnë serbët?”, ka thënë Vulin për TV Pink.
Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”.
Vulin thekson se për BE, “copëtimi i Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por që heqja e Republika Srpska nuk është në rregull sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. “
“Serbët duhet të kenë një shtet të unifikuar dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ky është mendimi im personal. Kush thotë që ndryshimi i kufijve tani është një krim dhe nuk ishte në 1999?”, tha ai.
Ai theksoi se Republika Srpska duhet të mbetet në mandatin e plotë të Dejtonit.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...