Google ADS

Vulin: Ministrja në qeverinë e Kosovës “serbe private”

12:36 | 26 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se ministrja e re e bujqësisë në Qeverinë e Kosovës Dijana Zhiviq nuk i përfaqëson serbët nga Kosova, sepse nuk e ka marrë përkrahjen e tyre në zgjedhje.

Ai ka vlerësuar se Zhiviq ka ndikim te aq serbë sa i ka nxjerrë të protestojnë në Graçanicë kundër pushtetit në Serbi.

“Aty ishin ajo dhe pesë persona tjerë. Nuk është e pazakontë të kërkohet ndonjë “serb shtëpiak”, privat, i cili do të vendoset në ndonjë vend për të treguar multietnicitetin”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar se Prishtina vepron njëjtë edhe kur Ushtria e Kosovës i bënë thirrje serbëve të bashkëngjiten në radhët e tyre.

“Ata e bëjnë këtë jo pse dëshirojnë që këta njerëz të bëhen oficerë, luftëtarë, atyre vetëm i nevojitet arsyetimi që kjo paraushtri të jetë multietnike”, ka theksuar Vulin.

Ai e ka sqaruar edhe termin “serb privat”, të cilin e përdori, se do të thotë se ai person nuk e përfaqëson askënd.

“Ata e përfaqësojnë vetëm veten, ndonjëherë kanë lidhje klientele me përfaqësuesit e pushtetit në Prishtinë, e ndonjëherë janë të shantazhuar. Ata janë njerëzit për të cilët askush nuk ka votuar, pa kurrfarë ndikimi politik. Aktiviteti i vetëm i asaj gruaje është se merr pjesë në protesta kundër presidentit tonë Aleksandar Vuçiq”, pretendon Vulin.

Të ngjashme