Vulin: Mali i Zi po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës më zëshëm se Shqipëria

00:20 | 8 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka kundërshtuar deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq se Kosova është shtet, transmeton Koha.net.

“Kosova nuk është shtet por territor përkohësisht në administrim të OKB-së e në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë ai duke reaguar pasi Mali i Zi ka dërguar dy oficerë në misionin e KFOR-it.

“Kur Mali i Zi dërgon oficerë në mision në territorin e Serbisë, rregulli i parë është që të pyetemi edhe ne”, ka thënë Vulin.

“Ministri malazez i Mbrojtjes më zëshëm po e përfaqëson pavarësinë e Kosovës se Shqipëria. Do ta kishim respektuar më shumë dërgimin e ushtarëve malazezë, sikur vetëm një ushtar ta kishin dërguar për të mbrojtur manastiret e jo në shtab si mbrojtje të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme