Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë gjithçka për tí ndaluar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për këtë do ta fajësojë Serbinë.
Këto deklarata, Vulin i tha mbrëmë në një intervistë për TV Pink.
“Kur filluan negociatat në Bruksel në vitin 2012, ata bënë gjithçka për t’i vendosur serbët në tryezën e bisedimeve, sepse ata menduan se njohja ishte një punë e bërë. Tani, në vitin 2021, ata janë duke ikur nga tryeza e bisedimeve, sepse panë që negociatat nuk çojnë në njohje siç kishin shpresuar”, tha ai.
Ministri serb vlerëson se Kurti nuk ka qëllime të mira, por qëllimi i tij i vetëm është që të mos ketë serbë në Kosovë.
“Ai do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund bisedimeve. Ai gjithashtu do të flasë për gjenocidin e serbëve”, tha Vulin. /lajmi.net/
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...