Google ADS

Vulin kundër përfshirjes së Malit të Zi në KFOR

15:39 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se dërgimi i dy ushtarëve malazezë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë ka të bëjë me mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës dhe jo me mbrojtjen e serbëve.

Ai tha se vendimi i tillë i Podgoricës, pa u konsultuar me Serbinë, “nuk është akt miqësor”.

“Ka qenë e udhës që Mali i Zi të konsultohet me Serbinë për këtë çështje, të tregojë repsekt për shtetin e Serbisë me të cilin duhet të jetojë. Kur jeni fqinj, është e logjikshme të tregoni kujdes për interesat e atij që jeton pranë jush”, tha Vulin, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ditë më parë, Parlamenti i Malit të Zi vendosi të dërgojë dy oficerë në kuadër të KFOR-it – mision paqeruajtës i NATO-s.

Autoritetet malazeze thanë se prania e tyre në KFOR do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Vendimi i Malit të Zi u përshëndet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme