Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se gjendjen në Kosovë po e destabilizojnë vrasjet, siç është atentati ndaj Oliver Ivanoviqit, si dhe përpjekjet e shqiptarëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe për të mos lejuar që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krimet e luftës ndaj serbëve.
Këtë deklaratë ministri serb i Mbrojtjes e ka bërë duke iu përgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka vlerësuar se deklaratat e Ministrit serb të Mbrojtjes, Alesandar Vulin, paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë.
Aleksandar Vulin i ka thënë Tanjugut se destabilizimin e Kosovës po es hkakton fakti se që nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare në ‘krahinën jugore’ deri më tani janë vrarë më shumë se një mijë serbë dhe për këtë, siç thotë ai, pothuajse askush nuk ka dhënë përgjegjësi, përcjell Telegrafi.
“Destabilizimin e Kosovës po e shkaktojnë ata që besojnë se çdo krim kundër serbëve është i lejuar dhe se duhet të mos ndëshkohet. Ushtria Serbe dhe shteti serb gjithmonë do të kujdesen për çdo pjesë të territorit të tyre, gjë që edhe ‘Kosova e Metohia’ është, sipas Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë”, ka porositur Vulin pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Krainës.
Pas deklarimeve të ministrit serb se” Ushtria e Serbisë me vëmendje po e vëzhgon situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postim në rrjetin social Twitter, duke i cilësuar deklaratat e tilla si kërcënim për Kosovën, shkruan Telegrafi.
“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim”, ka thënë Hoxhaj./Telegrafi/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person