Është ndezur e gjithë makineria propagandistike e Aleksandar Vuciqit në Serbi. Kështu, së fundmi, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se Vuçiqit po i bëhet presion për njohjen e Kosovës.
“Unë nuk jam pjesëmarrës në negociatat e Uashingtonit por është e qartë për mua se shqiptarëve i është premtuar një letër që do t’i jepet Vuciqit për njohjen e Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Vecernje Novosti.
“E di që ka shumë presion mbi presidentin tonë në këto momente dhe do të ketë edhe në orët në vazhdim por Komandanti Suprem i ushtrisë serbe dhe presidenti serb nuk do të dorëzohet”, ka shtuar Vulin.
“E kam parë atë duke kundërshtuar njerëz të mëhdenj të botës dhe e di që nuk do të dorëzohet”, ka thënë ai./zyrtare/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka