Kisha Ortodokse Serbe (SPC) është një nga institucionet më të respektuara dhe rekomandimet e saj për Kosovën do të çmohen, por kjo s’do ta caktojë politikën shtetërore, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, transmeton Gazeta Express.
Ai për TV Pink tha se SPC meriton kujdes, respekt dhe falënderim për të gjitha që i ka bërë gjithmonë, porse Serbia është shtet sekular ku politikanët, të zgjedhur nga populli, i marrin vendimet.
“Kisha jep rekomandime të vetat dhe për këtë patjetër duhet folur me respekt. Se a do caktojë kjo politikën shtetërore dhe të vendosë se mundet vetëm kështu dhe kurrsesi ndryshe – e po jo!”, tha Vulin.
Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka besim të sinqertë dhe të madh për atë që e bën kisha, duhet të kuptohet se kisha ka qëndrimet e veta për çështjen e Kosovës, por kjo s’do të thotë se duhet patjetër vepruar siç thotë ajo.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...