Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka bërë të ditur për ekzistimin e një grupi kriminal, qëllimi i të cilit sipas tij, është vrasja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këtë e bëri të ditur Vulin në një konferencë për media në Pallatin e Serbisë raporton mediumi serb srbijadanas, transmeton arbresh.info.
“Jemi informuar për ekzistencën e një grupi kriminal që po përgatit atentatin ndaj Aleksandar Vuçiqit. Kreu i kësaj organizate kriminale është Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit kavaç” shtoi ai.
Siç tha ai, ky informacion është marrë nën etiketën e urgjencës më 14 janar nga policia e një vendi evropian.
“Pasi u bindëm për cilësinë e informacionit në disa nivele ekspertësh, filluam një aksion të gjerë për të përcaktuar identitetin e të gjithë anëtarëve të kësaj organizate”, theksoi Vulin.
“Nëse Zvicër është organizuar kjo organizatë kriminale për Vuçiqinpër të bërë gjykimin e tij apo për shkak se është marrë urdhër nga lideri i tij politik, e gjitha do të përcaktohet nga hetimi”, tha ministri Vulin./arbresh.info/
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë