Google ADS

Vulin: Haradinaj dëshiron të negociojë çështje që nuk mund të negociohen

15:09 | 29 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha sot se Ramush Haradinaj dëshiron të mos pajtohet me marrëveshjen e Brukselit dhe të negociojë çështjet që nuk mund të negociohen, transmeton portali arbresh.info nga Tanjug.

“Marrëveshja e Brukselit është më se e qartë. Është nënshkruar me kompetenca shumë të qarta dhe të sakta të Asociacionit dhe ai nuk është OJQ. Haradinaj është i vetëdijshëm për një fakt tjetër se marrëveshja e Brukselit nuk është duke punuar në favor të pavarësisë së Kosovës dhe ai do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar që marrëveshja e Brukselit të ndodhë”, Vulin u tha gazetarëve./arbresh.info/

Të ngjashme