Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i janë kthyer retorikës luftënxitëse.
Ndonëse Kosova dhe Serbia do të duhej të ishin në fazën përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, një gjë e tillë rrezikon të zvarritet akoma më shumë pas ngjarjeve të fundit në vend (arrestimi i Marko Gjuriq), që po përcillen me kërcënime të njëpasnjëshme si nga pala serbe, ashtu edhe nga ajo kosovare.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme u është përgjigjur “kërcënimeve” të Serbisë duke deklaruar se do t’u përgjigjen me pushkë, siç kishin bërë para 19 vjetësh.
Por, një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë as nga opozita e as nga njohës të çështjeve politike në vend, të cilët thonë se këto deklarime të Thaçit përveçse janë joserioze, dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe rrezikojnë normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve, shkruan më tutje “Zëri”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme mori pjesë në manifestimin “Ditët e Shqipes”, i cili mbahet çdo vit për nder të përvjetorit të Betejës së Koshares.
Thaçi në këtë manifestim ka folur edhe për kërcënimet e Serbisë drejtuar Kosovës.
Ai ka deklaruar se Kosova këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjet me pushkë, ashtu siç kishte ndodhur para 19 vjetësh.
“Këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjemi ashtu siç u janë përgjigjur para 19 vjetësh luftëtarët e lirisë, me pushkë”, deklaroi presidenti Thaçi.
Thaçi këto deklarata i ka bërë pas deklarimeve të ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili duke folur për arrestimin e Marko Gjuriqit nga autoritetet kosovare kishte thënë se Serbia është në pozitë të vështirë e ballafaquar me forcën e të mëdhenjve që kërkojnë të arsyetohet shkelja e tyre e së drejtës ndërkombëtare dhe dhuna që e kanë zbatuar./Zëri/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person