Google ADS

Vulin e quan të çmendur Haradinajn pas deklaratave të tij

19:48 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Punës dhe Mirqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt i cili tha se Kosova e ka armik Serbinë. Vulin ka thënë se është koha që Haradinaj të mos merret me deklarata të tilla, duke kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Koha është që ai të ndalet, kjo për hir të serbëve dhe shqiptarëve. BE-ja dhe UNMIK-u duhet ta ndalojnë atë”, tha Vulin, transmeton lajmi.net

Madje ministri serb shkoi aq larg sa e quajti kandidatin për kryeministër edhe të çmendur.

“Vetëm një i çmendur e krahason Vuçiqin me Haradinajn. Ai është një i çmendur që ka shkaktuar gjakderdhje”, ka thënë Vulin.

Lideri i AAK-së, dje ishte pyetur se a e ka Kosova partner Serbinë, dhe ai u përgjigj se kurrë nuk do ta ketë partner shtetin serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme