Profesori nga Universiteti “John Hopkins”, Sinisha Vukoviq, tha se takimi i sotëm mes kryenegociatorëve në Bruksel ishte një dështim, dhe se kjo ka qenë e pritur.
Ai tha se vërehet një lodhje e palëve në këtë proces.
“Dështimi i bisedimeve në Bruksel, sot është një fiasko e plotë. Nuk e di a ekziston ndonjë mënyrë më e mirë si të shpjegohet ndryshe ajo që ka ndodhur në Bruksel edhe pse kjo në fakt është pritur për një kohë të gjatë”, theksoi Vukoviq.
Sipas tij ky është një rezultat i pritshëm sepse, ekziston një lodhje e palëve dhe se nuk dihet nëse dikush beson më në këtë format aktual.
“Në ditën e sotme si dhe dinamiken politike në SHBA, BE, në rajon e ndoshta në botë kanë shkaktuar këtë indiferencë në procesin e dialogut”, tha Vukoviq në RTK.
Sipas tij, bazuar në një postim të Lajçak në X, palët sikur nuk donin të ishin aty.
Ndërsa përmendja e Petkoviqit, për caktimin e kufirit të Mitrovicës së Veriut, është shfrytëzim i mundësisë për ta prishur më tutje procesin e dialogut, tha Vukoviq.
“Pra të nxirresh tema që nuk janë parë në tryezë dhe pastaj procesi të del nga binarët, thjeshte të çorientohet i tërë sistemi. Duke futur tema që nuk janë në diskutim thjesht turbullohen ujërat, çrregullohet procesi. Kjo është indicie se pala serbe nuk ka pasur kurrfarë interesi që të angazhohet në mënyrë domethënëse në proces. Duke bërë kërkesa komplet të pakuptimta për të përshkallëzuar procesin i cili më pas do të deeskalojë. Kjo është pra një lëvizje taktike për të blerë kohë për ta çorientuar procesin”, deklaroi ai.
Vukoviq shtoi se në këtë proces Kosova ka arritur disa elemente të shtetësisë në qasjet ndërkombëtare.
Vukoviq: Sulmi i Banjskës tregon tolerancën e pashpjegueshme ndaj Serbisë
“Tani mund ta vërtetojmë që normalizimi dhe pastaj, përmirësimi i statusit të shtetësisë së Kosovës, kanë qenë gjera paralele dhe shpesh të shkëputura si elemente të këtij procesi. në gjithë këtë proces. Kosova ka arritur disa elemente të shtetësisë në qasjet ndërkombëtare, këto nuk mund të nënçmohen. Edhe liberalizimi i vizave, ishte si rezultat, por kjo është vetëm një copëz e mozaikut”, tha Vukoviq.
Ai tutje shtoi se Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për normalizimin e marrëdhënieve.
“Mundësia që Kosova të përmbushë gjithë potencialin si shtet i pavarur nuk mund të arrihet me një qëndrim të tillë nga ana e Serbisë, sepse asaj i është dhënë një hapësirë tejet e madhe për të luajtur këtë lojë plan-prishjeje. Kemi parë shumë e shumë herë që deri sa jep disa koncesione, shfrytëzon pastaj kursin për të ndryshuar komplet diskursin, duke përshkallëzuar tensionet njëkohësisht”, deklaroi ai.
Vukoviq tha se sulmi i Banjskës është ngjarja më e qartë, ku shihet toleranca e pashpjegueshme e faktorit ndërkombëtar dhe ndërmjetësueseve në negociata, ndaj Serbisë.
“Nuk ka ndonjë kërkesë ndonjë presion real ndaj Serbisë që edhe ajo të ndihmojë në këtë rast. Perëndimi po i mbyllë sytë në këtë rast kundrejt Serbisë, deri sa simbolikisht i jep duartrokitje Kosovës që ka një qasje me aktive në këtë çështje. Kjo dykuptimësi nuk funksionon në cilësi të ndërmjetësit”, tha Vukoviq.
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...