Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq ka thënë se liderët kosovarë të cilët do të arrijnë normalizim të marrëdhënieve të plota me Serbinë, do të jenë heronj.
“Liderët kosovarë që janë në favor të liberalizimit të vizave dhe daljes nga geto e qytetareve, e atyre që në vazhdimësi punojnë për të forcuar marrëdhëniet me fqinjët dhe partnerët strategjik, që arrijnë normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë do të jenë heronj të Kosovës”, ka thënë Vujiçiq, përcjellë Klan Kosova.
“Vetëm në këtë mënyrë ne mund të shohim rritje ekonomike, prosperitet dhe në kohë, integrim në familjen e vendeve evropiane”, ka shtuar ai.
“Secili që bën të kundërtën, pavarësisht meritave të mëparshme do të përballet me harresën e kohës dhe gjykimin e njerëzve”.
“Jetët tona dhe të fëmijëve tanë janë në duart tuaja” u ka thënë Vujiçiq liderëve kosovarë./Klan Kosova/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...