Google ADS

Vujiçiq: Fjalimi i Vuçiqit tregon se Beogradi zyrtar më në fund e sheh realisht situatën në Kosovë

09:35 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka thënë se vizita dhe retorika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq është një konfirmim i fuqishëm se Beogradi zyrtar më në fund realisht e sheh situatën në Kosovë, është i vetëdijshëm për gabimet e së kaluarës dhe se është gati për një marrëveshje historike dhe një paqe të qëndrueshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“Meqë kishim guximin të kritikonim qëndrimet dhe retorikën e ish-zyrtarëve të Beogradit, këtë herë ne duhet të mbështesim mesazhet pozitive që Presidenti i Serbisë dërgoi gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë”, vlerëson Vujiçiq.

Siç ka thënë tutje, Vujiçiq, “ne veçanërisht mirëpresim faktin se në asnjë fjalë nuk i ka ofenduar shqiptarët e Kosovës, por përkundrazi ka dërguar mesazhe të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes për serbët dhe shqiptarët”.

“Një marrëdhënie e tillë duhet të inkurajojë të gjithë njerëzit që duan paqe të përhershme”, ka përfunduar Vujiçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme