Vuçiqit i lejohet vizita në Kosovë, por vetëm për tri orë

13:53 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq që të hyjë në territorin e Kosovës. Por, ai ka të drejtë të qëndrojë në Kosovë vetëm tri orë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, transmeton lajmiuçi.net.

Hoxhaj ka thënë se vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme