Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar Shkupin dhe Athinën për Marrëveshjen e Prespës, por ka thënë se problemet mes Kosovës e Serbisë janë njëqindfish më të rënda dhe se këto çështje nuk mund të barazohen.
Ai thotë se Maqedonia e Greqia e kanë pasur problemin vetëm me emrin, “ndërsa problemet tona me Prishtinën janë njëqindfish më të rënda dhe këtë duhet ta kuptojnë njerëzit”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
“Dëshirojmë të zgjidhim çështjen e Kosovës, por ajo s’mund të barazohet [me atë Maqedoni-Greqi] sepse janë drastikisht të kundërta edhe për nga pesha edhe për nga pasojat që bartin në vete. Politika e Serbisë dhe ajo që neve na sjell më së shumti të mira dhe shpresë është politika e stabilitetit rajonal, e kufijve të hapur, sepse në kuptimin ekonomik askujt s’i frikësohemi. Për herë të parë e kemi tejkaluar Bosnje e Hercegovinën në janar me paga, e edhe me pensione, dhe kjo diferencë vetëm sa do të thellohet”, tha ai në Novi Sad, transmeton Koha.net.
Presidenti serb, duke folur për zgjidhjen e mundshme me Kosovën, ka thënë se nuk është vetëm Gjermania që e ka njohur Kosovën me kufijtë aktualë, por janë gjithsejtë 22 shtete të BE-së.
“Nuk është vetëm Gjermania, por janë 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në kufijtë e krahinës sonë jugore”.
“Ndonjëherë këtë e harrojmë, sepse ndonjëherë dëshirojmë të harrojmë botën, e 20 minuta më vonë dëshirojmë të jemi pjesë e botës dhe shpesh po ikim nga realiteti. Besoj se Gjermania do të mbajë llogari, jo vetëm për Dialogun, por edhe për arritjen e zgjidhjes së kompromisit. Se a do t’ia dalim kësaj, mbetet të shihet”, deklaroi presidenti serb, Vuçiq.
Sipas tij, ka interesa nga disa palë, nga shqiptarët, por edhe nga disa fuqi të mëdha, që nuk dëshirojnë të zgjidhin problemin Kosovë-Serbi.
Vuçiqi tha se Serbia do të jetë një nga vendet e para që do të njohë Maqedoninë me emrin e saj të ri kushtetues, që është Maqedonia Veriore
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...